Rriten shpenzimet mujore. Një familje në gusht ka shpenzuar 629 denarë më shumë krahasuar me korrikun. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave në gusht shporta minimale e konsumit ka rritur në 61.199 denarë.
Që nga janari i këtij viti deri më sot, shporta minimale e konsumit është rritur për 4 mijë e 36 denarë. Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se edhe pa rritjen e pagave, shpenzimet për jetë janë rritur në mënyrë marramendëse dhe se askush nuk tenton ta ndalojë shtrenjtimin, i cili po varfëron qytetarët. Ndërkohë sipas Entit të Statistikave inflacioni në korrik ishte 3 për qind. /alsat.mk








