Rritet numrit i të infektuarve nga koronavirusi në Turqi, Erdogan paralajmëron masa të reja


Në Turqi numri i të infektuarve me koronavirus është rritur për 1.502 raste brenda 24 orëve, shifra më e lartë e regjistruar që nga mesi i qershorit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Qeveria do të sjell masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha në Tuiter ka shkruar se kanë vdekur edhe 24 persona me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e Covid-19 është 6.163 .

Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se institucionet shtetërore tani do të mund të përdorin “kushte fleksibile për punë” siç është puna nga shtëpia.

Më parë, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se disa tubime, ahengje, dasma dhe angazhime janë të ndaluara.

Në 14 provinca, kurorëzimet do të mund të zgjasin vetëm një orë me çka janë të ndaluara kërcimet dhe argëtimet tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button