Rritja e energjisë elektrike, MEPSO kritikon qytetarët


Ndërmarrja shtetërore e energjisë MEPSO, e cila vitin e kaluar harxhoi 212,000 euro vetëm për mobilje, përfshirë kolltuqe prej lëkurës natyrale të viçit, u ankua se nëse çmimi i energjisë elektrike nuk rritet, nuk do kenë para për të punuar. Nga kompania thonë se nuk është korrekte të krahasohet çmimi i energjisë elektrike me pagën mesatare të qytetarëve.

MEPSO

Krahasimi “paushall” i çmimit të megavat orë energji elektrike me pagën mesatare në vendin tonë është jo korrekt. Fatkeqësisht, në segmente të caktuara të shoqërisë sonë ka akoma paragjykime edhe për ndryshimin më të vogël të çmimit të energjisë elektrike; Disa nga kritikët e çmimit të energjisë elektrike, në të njëjtën kohë, janë të gatshëm të lënë mënjanë sasi të konsiderueshme për telefona celular dhe internet, shpesh dhe shumë më të lartë se fatura e energjisë elektrike”.

Për organizatorët e protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, deklarata e tillë nga MEPSO është e papërgjegjshme dhe në vend që të zgjidhin problemin, ato ndikojnë negativisht tek qytetarët.

Banorët e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës njoftojnë se të premten përsëri do të dalin për të protestuar kundër çmimit të ri të energjisë elektrike. Kërkesat kryesore janë shpërbërja e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe ulja e menjëhershme e çmimit të energjisë elektrike.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button