Rritja e numrit të rasteve, Filipçe paralajmëron shtrëngimin e masave 

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do t’i propozojë Qeverisë masa të reja kufizuese për mbrojtje nga virusikorona.  Ndalesë për grupim familjar të më shumë njerëzve, organizim të eventeve dhe festave në kushte shtëpiake, nuk lejohet të pranohen më shumë se 4 mysafir në një shtëpi, ndalohet grupimi në hapësirë publike i më shumë se 4 personave pas orës 22, ndalohet grupimi në parqe, pompa benzinës dhe vende të tjera publike, mbajtje e detyrueshme e maskës  në ambientet e hapura dhe të mbyllura në të gjitha institucionet publike.

Masat e reja kufizuese
Ndalesë për grupim familjar  të më shumë njerëzve
Të mos pranohen më shumë se 4 mysafir në shtëpi
Ndalohet grupimi në hapësirat publike për më shumë se 4 persona pas orës 22
Mbajtje e detyrueshme e maskës  në ambientet e hapura

Se sa do të respektohet masa që një familje të mos pranojë më shumë se 4 mysafirë në shtëpi, mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve, pasi ministri Filipe la të kuptohet se nuk kanë ndonjë mekanizëm që do të sigurohet për respektimin e kësaj mase. I pyetur se cili është qëllimi i masës që pas orës 22 në ambiente publike të mos grupohen më shumë se 4 persona, ndërkohë që gjatë ditës nëpër transport publik ka nga 40 apo 50 pasagjerë nëpër autobusë, Filipeç  tha se çdo grupim ku nuk mbahet maskë paraqet rrezik.

“Masa për kufizim të  grupimeve është praktikisht diçka që për momentin nuk është adresuar. Ndërsa sa i përket transportit publik, për sa kohë që respektohen protokollet ku thuhet se nuk duhet të shfrytëzohen më shumë se 75% e kapaciteteve dhe mbajnë maska, nuk ta rrezik për pasagjerët. Kjo masë për ndalim të grupimeve dhe mbajtje të maskës sillet me qëllim për të shmangur masa më rigoroze- deklaroi Filipce.

Duke komentuar dyshimet në opinion që lidhen me numrin e lartë të rasteve të reja për manipulime të mundshme, ministri Filipçe mohoi kategorikisht që diçka e tillë të ketë ndodhur deri më tani. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të manipulohet me shifrat, por pranoi se ka vonesa në nxjerrjen e rezultateve të testeve që nënkupton se nuk përfshihen në raportin e ditës kur është kryer testi.  Sot në vendin tonë është regjistruar numri më i lartë i të infektuarve me virus korona në harkun kohorë 24  që nga fillimi i pandemisë, respektivisht 364. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 106 janë shëruar. Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 3147. Ndërsa numri I të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 19777. Me testimet e 24 orëve të fundit vendi ka arritur shifrën e mbi 200 mijë testimeve.

Përgatiti: Evi Shkopi

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button