Rritja e pagave për funksionarët deri në 500 euro – Xhaferi komenton kritikat e LSDM-së

Rritja e pagave për funksionarët deri në 500 euro – Xhaferi komenton kritikat e LSDM-së

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, komentoi kritikat nga LSDM se ai ka refuzuar të vendos në rend të ditës, në seancë qeveritare pakon e 7 ligjeve të cilët do të rregullojnë pagat e funksionarëve në vend, shkruan Alsat.

Xhaferi pyeti se ku kanë qenë zyrtarët e LSDM-së deri më tani, kur kanë pasur ata kryeministrin nga radhët e tyre, duke aluduar që për 10 ditë nuk mund të zgjidhen gjitha problemet e mbetura prej kohësh.

“A mund të jepni një koment për zyrtarët e LSDM-së, të cilët kanë deklaruar se nuk keni pranuar aspak të vini në rend të ditës çështjen e pagave të zyrtarëve? Zyrtarët e LSDMS-së?! Çfarë kanë punuar zyrtarët e LSDM-së deri në ardhjen time, për 10 ditë tani unë ta zgjidhi atë problem!”, tha Talat Xhaferi, Kryeministër teknik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button