Rritja e pagave prej 2800 denarë nuk do ta përmirësojë më standardin jetësor

Rritja e pagave prej 2800 denarë nuk do ta përmirësojë më standardin jetësor

Gazetar: Miki Trajkovski

Rritja e pagave për 2806 denarë, të cilën Qeveria e premtoi, por nuk e realizoi, nuk do të ketë më efekt sepse ato të para do t’i marrë inflacioni, shprehen nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Ejani, futuni në lëkurën e punëtorit një muaj, duroni me 18 mijë denarë dhe më pas të ulemi dhe të diskutojmë. Tashmë është vonë për çdo rritje dhe bisedim. Edhe shumën që e kërkojmë prej 2806 denarë, po e merr inflacioni. Njerëzit edhe nëse e marrin prej muajit shtator, nuk do ta ndjejnë”, tha Ivan Peshevski – Nënkryetar për Sektorin Privat në LSM.

Ata kërkojnë rritje lineare të pagave.

“Të mos e dëmtojmë punëtorin, të pranohet kërkesa e LSM-së për rritje lineare të pagave nesër, të shohim si mund ta ndihmojmë punëtorin në këtë krizë inflacioni, krizë energjetike, ekonomike që të mbijetojë dhe të ekzistojë gjatë vitit. Nuk është rritje page sepse inflacioni po rritet çdo ditë”, u shpreh Darko Dimovski- kryetar i LSM-së.

Të premten LSM do të vendosë për grevë të përgjithshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button