Rritja e pagave të zyrtarëve ka shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të shumta

Rritja e pagave të zyrtarëve ka shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të shumta

Gazetar: Adnan Qaili

Rregullimi i pagave publike vazhdon të bëhet kush si ti dojë qejfi. Ministria Financave rreth 650 punëtorëve iu rriti pagat për 30%, të cilat i morën tani por në mënyrë retroaktive nga paga janarit. Ministri Besimi duke shfrytëzuar Ligjin për buxhete, ndonëse njëherë e tërhoqi vendimin, tani i gëzoi vetëm punonjësit në sektorin e tij dhe në Drejtorinë për çështje pronësore dhe juridike dhe në Byronë për prokurime publike që janë nën këtë ministri. Për rritjet tjera thotë se duhet të pritet miratimi i ligjit të ri të pagave ose metodologjia e pagave të zbatohet nga viti i ardhshëm që mos të rrit inflacionin.

Por, kolegu i tij, Fatmir Bytyqi thotë se metodologjia e pagave mund të zbatohet edhe në këtë vit fiskal.

“Kjo metodologji duhet të bëhet në pëlqim me sindikatat. Nuk jemi të prirë të bëhen zgjidhje sistematike. Jemi të shtyrë për të negociuar gjithnjë dhe me diçka që të shantazhojnë dikë, prandaj në Këshillin Socio-ekonomik iu thash sindikalistëve ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin me pagat dhe merruni pastaj me gjëra më të rëndësishme”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Në pritje të përllogaritjes së re të rrogave që sindikalistët e kërkojnë si referencë pagën mesatare dhe marrëveshjen e re kolektive për të cilën janë duke negociuar sindikatat dhe autoritetet, njëkohësisht po përgatitet edhe draft-ligji i ri i pagave nga Ministria e Administratës dhe Ministria e Financave. Bytyqi tha se aktualisht pagat publike shpërndahen nga një çakordim sistematik që pritet të përfundoj së shpejti.

“Për fat të keq e kam patjetër ta pranoj se dikush ka dashur me qëllim të mos çajë kokën në shtetin tonë për rregullimin e pagave në sektorin publik një herë e mirë. Një fakt, vlerësoj se duhet ta dinë të gjithë se pagat në sektorin publik rregullohen përmes 200 akteve të ndryshme ligjore dhe nënligjore. Përse kjo është bërë, unë konstatoj se dikush me qëllim e ka bërë të mos ketë sistem dhe zgjidhje të qëndrueshme, por të ketë mjet që të manipuloj me jetët e njerëzve në vendin tonë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Zyrtarët tashmë kanë marrë paga të rritura deri në 78%. Zëvendëskryeministri Bytyqi, sikur disa kolegë të tij, ka bërë të ditur se me këtë rritje ka marrë 125 mijë denarë. Zëvendëskryeministri Grubi u ankua se rritja ishte më e ulëta dhe në përpjekje për të ulur tensionet tha se vendimi kushtetuese po të ishte retroaktiv, do të duhet tu paguheshin 1060 funksionarëve pagat që nga viti 2012, pra për 11 vite me gjithë kamatë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button