Rritja e pagës, Mickoski: Nëse punëtorët dhe punëdhënësit arrijnë marrëveshje, Qeveria do ta mbështes
Rritja e pagës, Mickoski: Nëse punëtorët dhe punëdhënësit arrijnë marrëveshje, Qeveria do ta mbështes

Gazetar: Angell Dimovski
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është për rritje të pagës minimale në 500 euro, madje thotë se nuk është kundër as 2000 eurove, por punëdhënësit dhe punëtorët duhet të arrijnë marrëveshje për këtë. Në disa raste, kryeministri tha se shteti nuk ka planifikuar para në buxhet për pagesën e kontributeve për pagë minimale më të lartë dhe se kjo është detyrë e pronarëve.
“Edhe unë si qytetar kërkoj rritje të pagave dhe qytetarët dhe punëtorët e meritojnë rritjen e pagave. Sa i përket vendimit për pagën minimale presim që punëdhënësit dhe punëtorët të arrijnë marrëveshje dhe ne si Qeveri do të mbështesim çdo marrëveshje që ata e arrijnë. Këtu them, edhe 500 nuk mjaftojnë, ndoshta duhen 1000, ndoshta duhen 2000. Unë jam absolutisht punëtor si gjithë punëtorët e tjerë dhe dua që të gjithë të kemi paga më të larta”, deklaroi Hristijan Mickoski– kryeministër.
Sindikata “Tekstil punuesit e zëshëm” thotë se për herë të parë pajtohen me kryeministrin që qytetarët të marrin paga njësoj si zyrtarët. Megjithatë ankohen për presion nga autoritetet.
“Për herë të parë jemi dakord me kryeministrin që qytetarët të marrin rrogë sikurse zyrtarët, sepse në fund të fundit ne jemi punëdhënësit e tyre sepse i paguajmë rrogat e tyre me taksat tona. Nuk më pëlqen narrativi kur një sindikalist sulmohet nga ndonjë strukturë në pushtet, mendoj se kjo është e papranueshme në një vend demokratik dhe madje edhe në të kaluarën”, deklaroi Kristina Ampeva – aktiviste për të drejtat e punëtorve.
Ditë më parë, Lidhja e Sindikatave tha se do të dalin në rrugë nëse Qeveria nuk e plotëson kërkesën e tyre për pagë minimale prej 500 euro. /Alsat.mk