Rritja e rasteve me COVID në Kinë dobëson rritjen e çmimit të naftës

Rritja e rasteve me COVID në Kinë dobëson rritjen e çmimit të naftës

Çmimet e naftës u rritën në tregjet ndërkombëtare, të mbështetur nga një dollar më i dobët dhe plani i SHBA-së për të rivendosur rezervat e naftës, por fitimet u kufizuan nga pasiguria mbi numrin në rritje të rasteve me Covid në importuesin më të madh të naftës, Kinën.

Çmimi i një fuçi nafte në tregun e Londrës u forcua me 33 centë krahasuar me mbylljen e mëparshme, në 80.13 dollarë. Në tregtinë e djeshme u rrit me 76 centë.

Në tregun amerikan, fuçia u shit me 57 centë më lart, me 75.95 dollarë, pasi dje u rrit me 90 centë. Çmimet e naftës u rritën nga planet e SHBA për të blerë deri në tre milionë fuçi naftë për Rezervën Strategjike të Naftës, pas lëshimit rekord të këtij viti prej 180 milionë fuçi.

Një dollar më i dobët gjithashtu mbështet çmimet e naftës, duke e bërë atë më të lirë për ata që mbajnë monedha të tjera. Ndërsa Kina lehtëson kufizimet për shkak të pandemisë, rritja e numrit të rasteve me COVID ka ndikuar negativisht në tregjet e naftës për shkak të pasigurisë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi sot se dje, krahasuar me një ditë më parë, çmimi i një fuçie të shportës së naftës të anëtarëve të saj ra me 62 centë, në 78.11 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button