“Rruga drejt”, Gashi: Shtetësia me 1 dokument

Marrja e shtetësisë me tre dëshmitar, puna e Agjencisë kombëtare për siguri, dhe përdorimi i gjuhës shqipe kanë qenë tre pikat për të cilat kanë diskutua në takim liderët e opozitës shqiptare Afrim Gashi dhe Ziadin Sela në takim me kryeministrin Zoran Zaev. Në emisionin “Rruga Drejt që transmetohet sonte në orën 20:40 minuta. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se kanë gjetur mënyrë për marrjen e shtetësisë. Kjo përmes prezantimit të njërit prej 15 dokumenteve që do dëshmojnë se qytetari që kërkon shtetësi ka jetuar në këtë vend para vitit 1991.

Vetëm një prej tyre (Prej atyre dokumenteve) për shembull do të numëroj disa, një dëftesë për arsim të mbaruar, kushdo qoftë që ka qenë në shkollë gjatë viteve të 70-ta të 80-ta dhe ka një dëftesë mund ta marr shtetësinë, librezë shëndetësore, fletë pronësi, librezë të punës, vërtetim nga puna M1M2, fotokopje të faqeve të pasaportës së vjetër të Jugosllavisë, apo fotokopje të gjitha faqeve të pasaportës apo të letërnjoftimeve për të huaj dhe disa dokumente tjera. Kështu që jemi të bindur se me një prej këtyre disa dokumenteve mund të dëshmohet se një qytetar ka jetuar në këtë vend në vitin 1991 dhe në bazë të një prej këtyre dokumenteve mund të pajiset me shtetësi- deklaroi Afrim Gashi, Alternativa.

LEXO EDHE:

Back to top button