Rrugë e pazakontë: Duke ngarë makinën përmes një deti të ngrirë, pa rripa sigurie dhe me një shpejtësi të caktuar

Rrugë e pazakontë: Duke ngarë makinën përmes një deti të ngrirë, pa rripa sigurie dhe me një shpejtësi të caktuar

Temperaturat në Evropën Veriore janë aq të ulëta sa estonezët tani mund të ngasin 20 kilometra nëpër detin e ngrirë që lidh dy ishujt kryesorë të vendit.

E ashtuquajtura “rruga e akullt”, e cila lidh ishujt Saaremaa dhe Hiiu, të vendosura në Estoninë perëndimore midis Detit Baltik dhe Gjirit të Rigës, u hap zyrtarisht të dielën dhe një konvoj makinash po ecte përgjatë saj në pasdite.

Autoritetet vendosën të hapin “rrugën e akullt” pasi vendasit filluan spontanisht të ngasin nëpër detin e ngrirë, duke e ekspozuar veten ndaj rreziqeve serioze.

Tragetet kanë pasur vështirësi në ruajtjen e trafikut të rregullt detar pas javësh me temperatura që kanë rënë në minus 10 gradë Celsius.

Njerëzit që jetojnë në ishullin më të vogël të Hiiu, i cili ka një popullsi prej 9,000 banorësh, udhëtojnë për në Saaremaa, shtëpi e 31,000 banorëve, për të bërë pazar ose për të çuar fëmijët e tyre në shkollë.

Mbërritja e ishullit më të madh gjithashtu siguron një lidhje me kontinentin e Estonisë.

Megjithëse hapja e “rrugës së akullt” lindi nga nevoja, kryetari i bashkisë së Hiju, Hergo Tasuja, thotë se është gjithashtu pjesë e kulturës së tyre.

“Breza e breza vendasish që jetojnë këtu, veçanërisht ata afër detit, kanë notuar dhe përdorur varka gjatë verës. Dhe gjatë dimrit, është në gjakun e tyre të shkojnë në det dhe të dalin mbi akull”, tha Tasuja.

“Rruga e akullt” është një korridor i shënuar i detit të ngrirë ku ekspertët kanë përcaktuar se akulli është mjaftueshëm i trashë për të mbështetur peshën e makinave.
Megjithatë, përgatitja e rrugës nuk është e lehtë, tha Marek Kopel, mbikëqyrës i mirëmbajtjes së rrugëve në Verston Esti, një kompani ndërtimi estoneze përgjegjëse për ndërtimin dhe menaxhimin e “rrugës së akullt”. 

Punëtorët duhet të matin trashësinë e akullit çdo 100 metra për të përcaktuar zonat me më shumë se 24 centimetra akull, që është minimumi i kërkuar për sigurinë. Ata gjithashtu nivelojnë akullin e pabarabartë dhe çarjet. Kushtet e motit dhe fortësia e akullit monitorohen vazhdimisht, dhe itinerari modifikohet në përputhje me rrethanat.
Mjeti nuk duhet të peshojë më shumë se 2.5 ton dhe duhet të udhëtojë me një shpejtësi më të vogël se 20 kilometra në orë ose midis 40 dhe 70 kilometrave në orë. Çdo gjë tjetër mund të krijojë dridhje që dëmtojnë akullin.

Makinat nuk duhet të ndalen dhe duhet të mbajnë një distancë të sigurt nga njëra-tjetra. Pasagjerët nuk duhet të vendosin rripa sigurie dhe dyert duhet të hapen lehtë për dalje të shpejtë në rast aksidenti.

“Rruga ishte mjaft e mirë, e lehtë për t’u drejtuar”, tha Aleksei Ulivanov, i cili jeton pranë Talinit dhe po udhëtonte drejt ishujve për t’u treguar fëmijëve të tij se ishte e mundur të drejtohej një makinë përtej detit.

Sipas Tasujës, “rruga e akullt” është përdorur për herë të fundit për të lidhur ishujt rreth tetë vjet më parë. Pastaj dimrat ishin shumë të ngrohtë.

Kompania e ndërtimit Verston tha se autoritetet i kishin punësuar ata për të hapur dy rrugë të tjera akulli këtë javë, këtë herë duke lidhur kontinentin e Estonisë me dy ishuj më të vegjël.

LEXO EDHE:

Back to top button