Rusët mbërrijnë me varkë në Alaskë për të shmangur mobilizimin ushtarak

Rusët mbërrijnë me varkë në Alaskë për të shmangur mobilizimin ushtarak

Dy rusë kanë kaluar ngushticën e Beringut me varkë duke mbërritur në  ishullin e St. Lawrence në Alaskë për të shmangur mobilizimin ushtarak. Dy rusët kanë aplikuar për azil, sipas zyrtarëve të Alaskës.

“Shtetasit rusë raportuan se kishin ikur nga Rusia për të shmangur mobilizimin e detyrueshëm ushtarak,” tha Karina Borger, zëdhënëse e senatores republikane Lisa Murkowski nga Alaska.

Dy shtetasit rusë u dërguan në Anchorage për ekzaminim, sipas ligjeve të emigracionit të SHBA-së, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Mbërritja e tyre në Alaskë vjen pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm në Rusi muajin e kaluar, duke shkaktuar një eksod masiv të burrave nga Rusia.

Demonstratat shpërthyen në të gjithë Rusinë, duke djegur zyrat e rekrutimit. Guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, tha se mbërritja e dy rusëve i befasoi autoritetet, por se ata “nuk presin flukse të vazhdueshme”.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion se kjo do të vazhdojë,” tha guvernatori republikan. Në pikën e tyre më të afërt, bregdeti i Alaskës është 55 milje nga Rusia kontinentale.

LEXO EDHE:

Back to top button