Rusët sulmojnë centralin bërthamor në Mykolaiv

Rusët sulmojnë centralin bërthamor në Mykolaiv

Deputeti i parlamentit të Ukrainës, Oleksii Gonrachenko, ka publikuar pamjet që siç thotë ai tregojnë bombardimet ruse mbi centralin bërthamor.

“Rusia bombardoi centralin bërthamor në jug të Ukrainës. Shpërthimi ka ndodhur 300 metra nga reaktori. Pamjet shfaqin momentin e shpërthimit në central”, ka shkruar Gonrachenko, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AFP, ukrainasit akuzojnë rusët për bombardimin e centralit bërthamor, ku si pasojë është dëmtuar një pjesë e objektit që Kievi po e cilëson si “terrorizëm bërthamor”. Ishin trupat e Kremlinit që goditën centralin Pivdennoukrainsk në Mykolaiv, ku u dëgjua një shpërthim tejet i fuqishëm.

Në video shihet një top i zjarrtë që ngritet në qiell si pasojë e sulmit, kurse tre reaktorët e centralit bërthamor në Pivdennoukrainask nuk janë dëmtuar dhe po vazhdojnë punën. Pivdennoukrainsk gjithashtu njihet si centrali bërthamor i pjesës jugore të Ukrainë që shtrihet përgjatë lumit Bug, dhe gjendet 190 milje në jug të kryeqytetit – Kiev. Është centrali i dytë më i madh bërthamorë në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button