Rusia e Bjellorusia, nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Rusia e Bjellorusia, nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Bjellorusia pritet që të nisin  stërvitje të përbashkëta ushtarake në mes të janarit, sipas një njoftimi të ministrisë të mbrojtjes në vend. Po ashtu, në njoftim thuhet se në stërvitje do të përfshihen divizionet e ajrit nga të dyja vendet. Pritet që stërvitja të nisë më 16 janar dhe të përfundojë më 1 shkurt. “Sot, një komponent i aviacionit nga forcat ushtarake të Federatës Ruse mbërriti në Republikën e Bjellorusisë. Gjatë stërvitjes taktike për fluturime do të përfshihen të gjitha fushat ajrore dhe terrenet stërvitore të forcave ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të forcave të armatosura të Bjellorusisë,” thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button