Rusia: Nuk do pushtojmë Ukrainën

Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Rjabkjov dhe homologia e tij amerikane, Uendy Sherman diskutuan për çështjen e Ukrainës në Gjenevë. Pas 7 orë negociatash, palët nuk u dakorduan plotësisht, por vendosën që të dialogojnë sërish. Diplomati rus i bëri të ditur SHBA-ve se Rusia nuk ka asnjë plan konkret pushtimi ndaj Rusisë. “Ne u shpjeguam kolegëve tanë se nuk kemi plane, nuk kemi synime për të sulmuar Ukrainën dhe nuk mund të kemi të tilla. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ndonjë përshkallëzim.” Ryabkov tha se Shtetet e Bashkuara i morën seriozisht propozimet e Rusisë dhe se Moska ishte për vazhdimin e dialogut. Takimi SHBA-Rusi erdhi pas frikës së një pushtimi të mundshëm nga separatistët rusë ndaj Ukrainës. NATO dhe SHBA kanë kërcënuar Rusinë me sanksione të rënda në rast agresioni. Bisedimet në Gjenevë nisën një javë diplomacie midis Rusisë dhe Perëndimit pasi lëvizjet e trupave të Moskës shkaktuan një përplasje të stilit të Luftës së Ftohtë. Të mërkurën në Bruksel do të mbahet një takim i Këshillit të NATO-s me Rusinë, ndërsa të enjten në Vjenë këshilli i OSBE-së do të diskutojë me Kremlinin për çështjen e Ukrainës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button