Rusia reagon zyrtarisht ndaj bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës

Ne kemi parë me shqetësim raportet në lidhje me mbledhjen e përbashkët në Tiranë të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, më 2 tetor si edhe marrëveshjet e nënshkruara gjatë këtij takimi, që ngrenë pyetje serioze, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme ruse, sipas faqes zyrtare të kësaj ministrie, https://www.mid.ru/en/press_service.

“Teza për nevojën e heqjes së kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos jetë përveç se alarmante. Kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB) është një pjesë integrale e Republikës së Serbisë, dhe trajtimi i parimit të integritetit territorial në lidhje me një shtet sovran nuk mund të konsiderohet si diçka tjetër përveç se ndërhyrje brutale në punët e tij të brendshme”, shton deklarata.

“Ne i konsiderojmë në mënyrë të ngjashme edhe marrëveshjet e arritura në takimin e sipërpërmendur, të cilat përcaktojnë një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës në shumë fusha”, thuhet në të.

“Ekziston një përshtypje e qartë se, megjithë natyrën e dyshimtë dhe të rrezikshme të afrimit të tyre, autoritetet e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë Shqipërinë e Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ne kemi besim në një reagim të qartë ndaj këtij aktiviteti nga bashkësia ndërkombëtare – para së gjithash, nga Bashkimi Europian, të cilit i është besuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB misioni i ndërmjetësit në dialogun Beograd-Prishtinë”, përfundon deklarata.

LEXO EDHE:

Back to top button