Rusia shton trupat në lindje të Donjetskut

Rusia shton trupat në lindje të Donjetskut

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksi Reznikov ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për korrupsion që kanë prekur institucionin e drejtuar prej tij e që kishin detyruar më herët edhe largimin e funksionarëve të tjerë. Tërmeti politik në Kiev ndodh teksa mijëra rusë po dërgohen në lindje të vendit si pjesë e një ofensivë të re të planifikuar pas 15 shkurtit. Këtë e bëri të ditur guvernatori ukrainas i Luhanskut.

Kievi ka paralajmëruar vazhdimisht për një rigjallërim të agresionit rus, por ka skepticizëm se forcat e Moskës mund të shënojnë fitore të rëndësishme. Sipas informacioneve të inteligjencës britanike, qëllimi i Rusisë me shumë gjasë ishte kapja e zonave në rajonin lindor të Donjetskut që nuk ishte pushtuar ende. Por sipas Londrës, ka shumë pak mundësi që rusët të grumbullojnë forcat e nevojshme për të ndryshuar në pak javë trajektoren e luftës.

LEXO EDHE:

Back to top button