Ushtria amerikane publikon fotografitë e mbetjeve të balonës së rrëzuar kineze

Ushtria amerikane publikon fotografitë e mbetjeve të balonës së rrëzuar kineze

Aeroplani luftarak amerikan F-22 Raptor të shtunën goditi me raketë ajër-ajër balonën kineze, për të cilën Pentagoni pretendon se ishte projektuar për spiunim, përkatësisht filmimin e objekteve sekrete ushtarake.

Mbetjet e balonës u shpërndanë në një zonë të madhe, dhe zhytësit e marinës amerikane u nisën menjëherë për t’i mbledhur ato.

Marina amerikane ka publikuar fotografitë e mbetjeve të balonës, që fluturoi mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Në kumtesë thuhet se marinsat që të dielën nxorën mbetjet, ishin pjesë e ekipit të marinsave që merren me deminimin e mjeteve shpërthyese.

Kjo pajisje tani do të analizohet për t’u konstatuar se për çfarë pajisje spiunimi në të vërtetë bëhet fjalë.

Balona që konsiderohet se kishte madhësi të tre autobusëve, ka fluturuar në një lartësi të madhe kur u rrëzua rreth 8 milje nga brigjet amerikane.

Madje janë publikuar pamjet e rrëzimit të balonës, ku shihet se objekti i bardhë bie në drejtim të detit pas një shpërthimi të vogël që ndodhë.

LEXO EDHE:

Back to top button