Rusia sulmon infrastrukturën shtetërore të energjisë në Ukrainë

Rusia sulmon infrastrukturën shtetërore të energjisë në Ukrainë

Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenerho kanë thënë se infrastruktura shtetërore e energjisë është shënjestruar sërish me raketa dhe dronë rusë.

Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar sistemet e energjisë në rajonet Lëviv dhe Zaporizhja. Ministria e Energjisë ka thënë se, për shkak të sulmit, janë shkëputur linjat e energjisë në lindje të Ukrainës, çka ka ndikuar në furnizime më të dobëta me energji në rajon. Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka thënë se sistemet e saj për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar 12 prej 16 raketave dhe të 13 dronët e nisur prej Rusisë.

Në muajt e fundit, Rusia ka shënjestruar në mënyrë sistematike infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë mijëra njerëz pa qasje në rrymë. Sipas disa vlerësimeve, rreth gjysma e kapacitetit për prodhim të rrymës në Ukrainë, është shkatërruar si pasojë e luftës.

LEXO EDHE:

Back to top button