Rusia sulmon një stacion treni në Ukrainë, humbin jetën 22 persona

Rusia sulmon një stacion treni në Ukrainë, humbin jetën 22 persona

Një sulm rus me raketa, ka shkaktuar 22 viktima në një stacin treni në Ukrainë, pikërisht ditën që pushtimi rus shënon gjashtë muaj në Ukrainë.

Pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën për vdekje në një automjet ku ndër to ishte edhe një fëmijë 11-vjeçar.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar.

Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.

Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit, duke shtuar: “Kjo është mënyra se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

LEXO EDHE:

Back to top button