Rusia synon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në territoret e pushtuara ukrainase
Rusia synon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në territoret e pushtuara ukrainase

Votimet në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, proces në të cilin pritet të fitojë presidenti aktual Vladimir Putin, do të mbahen në katër rajone ukrainase që Kremlini pretendon se i ka aneksuar vitin e kaluar, ka thënë Moska.
Zgjedhjet do të mbahen tri ditë, prej 15 deri më 17 mars, vendim që sipas kritikëve të Kremlinit, e bën më të vështirë garantimin e transparencës.
Putin nuk pritet të përballet me kundërkandidat të fortë në synimet e tij për të fituar një mandat të pestë, pasi shumica e pjesëtarëve të opozitës janë të burgosur ose në ekzil. Ukraina i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar “që t’i dënojë me rezolutë qëllimet e Rusisë për t’i mbajtur zgjedhjet në territoret e pushtuara ukrainase”.
Kievi, po ashtu, i ka bërë thirrej Perëndimit, që t’i sanksionojë individët që janë përgjegjës. Në të kaluarën, Rusia ka mbajtur zgjedhjet në rajonet e pushtuara në Ukrainë, proces që nuk është njohur nga Kievi dhe Perëndimi.