Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, 40 bursa për studentët e farmacisë dhe të mjekësisë

Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, 40 bursa për studentët e farmacisë dhe të mjekësisë

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa për vitin akademik 2023/2024 për studentët e farmacisë dhe të mjekësisë pranë Universitetit të Shkupit. Përzgjedhja e bursistëve, e cila është në përputhje me konkursin publik të publikuar, është miratuar nga Bordi Drejtues i Fondacionit, pas propozim-listës paraprake të komisioneve të shpërndarjes së bursave. 20 studentët e farmacisë dhe të mjekësisë do të përfitojnë bursë në vlerë prej 7000 denarëve në 12 muajt e ardhshëm. Këtë vit, fondacioni do të ndajë edhe një shpërblim në para prej 1200 eurosh për fituesit e gjeneratës së parë të të dy fakulteteve. “Arsimi në këto dy sfera është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe proceset në kompaninë tonë kërkojnë personel të profilizuar profesionalisht”, ka deklaruar Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”. Ky fondacion në 16 vitet e ekzistencës së tij, ka ndarë bursa për gjithsej 659 studentë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button