Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

Frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet. Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja.

Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe

LEXO EDHE:

Back to top button