Bodybuilderja ruse Natalia Kuznetsova, e njohur edhe si Natalia Amazonka, konsiderohet femra më e fortë në botë dhe aktualisht jeton në Mal të Zi.
Ajo është 31 vjeçe dhe është kampione e botës në bodybuilding, me disa rekorde pas saj. Në muajt e fundit, Natalija ka udhëtuar nëpër Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, dhe Herceg Novi, ku bleu një shtëpi, është veçanërisht tërheqëse për të.
Natalia filloi të stërvitet si adoleshente, kur peshonte 40 kg. Pesha e saj aktuale është 90 kilogramë. Shumë vite më parë, babai i saj e inkurajoi atë të ushtronte për të përmirësuar vetëvlerësimin e saj, pasi ajo ishte shumë e tërhequr si fëmijë.
Ajo thotë se nuk e ka ëndërruar kurrë një karrierë sportive, por tashmë në moshën 15-vjeçare është bërë kampione. Sot ajo është e famshme dhe thotë se është mësuar që njerëzit ta njohin në rrugë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram








