Ryder, ka bërë të ditur sot në Pentagon, se do të kryhet testimi i raketës ndërkontinentale balistike Minuteman III

Lansimi i raketës ndërkontinentale balistike Minuteman III, do të realizohet nga baza e forcave hapësinore Wangerberg në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Ndryshe testimi provues i kësaj rakete ndërkontinentale balistike, është dashur të mbahet në fillim të gushtit – por administrata e Bidenit e ka shtyrë për të shmangur eskalimin e situatës me Kinën, që kryente stërvitje ushtarake përreth Tajvanit.

Minuteman III është raketë ndërkontinentale balistike që lëvizë me karburant dhe që mund të bartë 3 deri në 6 koka bërthamore MK-12A. Rrezja maksimale e veprimit është 13 mijë kilometra.

Çdo raketë operative bartë nga një kokë bërthamore në kuadër të marrëveshjes për kontrollin e armëve mes SHBA-ve dhe Rusisë.

 

Është prodhuar nga Boeing dhe ka dimensione: 18.2 metra e gjatë.

LEXO EDHE:

Back to top button