Sa i sigurtë është uji që pijmë nga “Dispenserët e ujit” nëpër kompani, ordinanca ?

Sa i sigurtë është uji që pijmë nga “Dispenserët e ujit” nëpër kompani, ordinanca ?

Gazetare: Arta Sefadini

Shpërndarësit e ujit në kompani janë një mënyrë e përshtatshme për t’u siguruar punonjësve qasje të lehtë në ujin e pijshëm. Ato mund të ndihmojnë në hidratim dhe të zvogëlojnë nevojën për shishe plastike, shkruan Alsat. Shpesh shohim në ordinanca, në kompanitë shumë ujë të ambalazhuar në plastikë në aparate/dispenzer apo shpërndarës uji, dhe shpesh punonjësit mbushin enët e tyre plastike nga atje. Sa i sigurtë është ai ujë dhe a përmban baktere?

Prof. Dimovska gjatë bisedës na tregon eksperiencën e saj me dispenzerët e ujit dhe përse duhet pasur kujdes apo duhet ti shmangim ato: “Do të them përvojë personale, nuk pi kurrë ujë nga dispenzuesit e ujit, jo, sepse nuk i besoj prodhuesit. Prodhuesi po e bën punën e tij më së miri, por filloni nga njëra anë, dhe këto janë pajisje të vendosura në dhoma publike. Do të kthehem tek ajo që quhet ndërgjegjësimi dhe kultura e ulët shëndetësore që kemi si komb, dhe moslarja e duarve edhe kjo reflektohet në cilësinë e ujit. Kështu, furnizuesi i ujit ofron ujë të pijshëm krejtësisht të sigurt të cilësisë së shkëlqyer nga një burim natyror.

Megjithatë, për shkak të moslarjes së duarve dhe prekjes së atyre pjesëve ku e kalojmë ujin e nxehtë ose të ftohtë, me duart e palara ndonjëherë çojnë në Escherichia coli, ose lloje të tjera bakteresh koliforme në ujë të tillë nga ato dispenzues. Një masë parandaluese për të mësuar, është se duhet ti lajmë duart, ose nëse nuk doni t’i mirëmbajmë mirë ato pajisje.” Sygjerimet janë që dispenzuesit e ujit në kompani duhet të pastrohen në mënyrë ideale çdo 1-3 muaj për të ruajtur higjenën e duhur dhe për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.

Pastrimi i rregullt ndihmon në parandalimin e grumbullimit të baktereve dhe mykut, duke e mbajtur shpërndarësin e ujit në gjendje të mirë për përdorim nga punonjësit. Koha për të pastruar shpërndarësin e ujit është kur vëreni ndonjë shenjë papastërtie, myku ose një shije të çuditshme në ujë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button