Sa kripë duhet të vendosni në lakër turshi?
Është e vështirë të imagjinohet tavolina e dimrit pa lakër turshi, por duhet pasur shumë kujdes që lakra të mos jetë e pakripur apo shumë e kripur.
Nëse edhe ju e keni këtë përvojë dhe nuk e dini saktësisht se sa kripë duhet shtuar në një sasi të caktuar uji, ja ku është përgjigja.
Pavarësisht nëse ju pëlqen ose jo lakra turshi pak e kripur, ekziston një sasi optimale kripe që duhet të vendosni në përgatitjen tuaj. Ekspertët thonë se është 400 gram kripë për 10 litra ujë, por është e rëndësishme se çfarë lloj kripe përdorni.
Nëse dëshironi që lakra turshi të jetë e shijshme, rekomandohet të përdorni kripë deti të trashë, por është e rëndësishme që të treten plotësisht në ujë para se ta derdhni në fuçi.