Sabit Bilalli, firmos me KF Shkëndija

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës forcoi edhe më shumë mesfushën me preznatimin e Sabit Billalit, I cili sot hodhi firmën në kontratën 3 vjeçare.

“Të jem këtu është ndjenjë e veçantë. Shkëndija është emër i madh në futbollin tonë dhe kohëve të fundit ka shënuar suksese edhe në Evropë. Jam i nderuar të bëhem pjesë e ekipit kampion dhe premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, është shprehur Sabit Bilalli, pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.

Bilalli te Shkëndija vjen nga rradhët e Shkupit, ndërsa karrierën e ka nisur te moshat e Dinamo Zagrebit. Pas një përvoje me Luckenëalde-n në Gjermani, Bilalli vjen në elitën e futbollit në Maqedoni ku është paraqitur edhe me Makedonija Gj. P.

LEXO EDHE:

Back to top button