Sadio Mane gati të largohet, përshëndetet me kolegët

Skuadra e Liverpullit nuk ia doli të fitonte Ligën e Kampionëve për herë të 7-të, pasi Real Madrid fitoi minimalisht 1-0, duke u shpallur edhe “mbretërit” e Europës për herë të 14-të.

Sadio Mane duket se ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e “The Reds” ndaj “Los Blancos”, ku pas ndeshjes sulmuesi senegalez ka paralajmëruar largimin nga “Anfield”.

“Dua të falënderoj tifozët për çdo gjë dhe trajnerin gjithashtu. I dëshiroj këtij ekipi gjitha të mirat në botë”, ishin fjalët e Manes që shumëkush po i interpretojnë  si fjalë lamtumirëse.

Kujtojmë se me afër shërbimeve të Sadio Mane-d është Bajern Munihu, i cili kohët e fundit është shumë afër me sulmuesin.

LEXO EDHE:

Back to top button