Gates beson se ka një shans 50% për një pandemi të re në 20 vitet e ardhshme që ka të ngjarë të ndodhë natyrshëm.
“Popullsia njerëzore po rritet dhe ne po prekim gjithnjë e më shumë ekosistemet. “Kështu që unë parashikoj se ka një shans 50% që të kemi një pandemi të re me origjinë natyrore në 20 vitet e ardhshme si rezultat i ndryshimeve klimatike.” Kohët e fundit ai botoi një libër, Si të parandaloni pandeminë e ardhshme dhe shpjegoi se pandemia e ardhshme mund të jetë gripi, një lloj i ri virusi nga familja e koronavirusit, madje edhe një virus i krijuar nga njeriu që ai e quajti një “skenar shumë të frikshëm.
OBSH raportoi në prill se numri i njerëzve të infektuar me COVID-19 kishte tejkaluar 500 milionë.
Gates është një pjesëmarrës aktiv në përpjekjet globale për të shpërndarë diagnostifikime, ilaçe dhe vaksina kundër koronavirusit përmes fondacionit të tij dhe në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara.








