“Saki” e prodhuar në hapësirë mund të shitet 500 mijë $

“Saki” e prodhuar në hapësirë mund të shitet 500 mijë $

“Vera e orizit” ose saki japonez e prodhuar në hapësirë mund të shitet për 500 mijë dollarë një gotë.

Asahi Shuzo është kompania e markës popullore japoneze Dassai, e cila ka ndërmend të dërgojë përbërës për të krijuar verë orizi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për fermentim në mikrogravitet.

Kjo verë mund të kushtojë deri në 500,000 dollarë një gotë, duke e bërë atë një nga pijet më të rralla dhe më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë.

Nëse funksionon, vetëm një shishe 100ml do të ofrohet për shitje në Tokë me një çmim rreth 653 mijë dollarë. Kjo lloj pije tradicionale japoneze konsumohet kryesisht në rastet kulturore.

Gjithashtu, së fundmi kjo pije tradicionale japoneze, zuri vend në listën e UNESCO-s për “trashëgiminë kulturore të paprekshme të njerëzimit”.

LEXO EDHE:

Back to top button