Snoop Dogg tregon pse bëhet babadimër për Krishtlindje

Snoop Dogg tregon pse bëhet babadimër për Krishtlindje

Snoop Dogg bëhet babadimër çdo vit për familjen e tij.

53 vjeçi, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr., ka katër fëmijë: Corde, 30 vjeç, Cordell, 27 vjeç, Julian, 26 vjeç dhe vajzën Cori, 25 vjeç. Ai ka zbuluar se zakonisht merr rolin e babadimrit gjatë festave.

“Zakonisht bëhem babadimër sepse ai nuk ka ardhur kurrë në shtëpinë tonë, kështu që çdo vit duhet të bëhem unë ai burri i plotë me kostumin e kuq”, ka thënë ai për ENews, raporton FemaleFirst.

Ndërkohë, sipas SportsKeeda, Snoop Dogg ka qenë mbështetës aktiv i shumë kauzave të bamirësisë, pëfshirë për fëmijë dhe ka kontribuar në projekte që ndihmojnë komunitetet e ndryshme, veçanërisht ata në nevojë. Disa nga projektet bamirësie të Snoop Dogg deri tani janë:

Snoop Youth Football League (SYFL): Projekt ky që Snoop e ka themeluar për të ofruar mundësi për fëmijët në Los Angeles dhe zonat përreth që të marrin pjesë në futbollin amerikan. Ky program ka për qëllim promovimin e disiplinës, punës në grup dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në mjedise pozitive.

“The Snoop Dogg Foundation’: Është fondacioni i tij personal, që ofron ndihmë për fëmijët dhe të rinjtë, duke u mundësuar atyre mundësi për edukim dhe zhvillim personal. Fondacioni është angazhuar për të ofruar mundësi për fëmijët e rritur në kushte të vështira dhe të nënvlerësuara, duke i mbështetur ata në arsim dhe aktivitete pozitive.

“Pledging donations for Covid-19 relief”: Snoop ka kontribuar përmes donacioneve për ndihmën ndaj të prekurve nga pandemia e COVID-19. Ai ka ofruar ndihmë për ata që kanë pasur nevojë për ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje gjatë periudhës së vështirë.

“Get Busy Livin” Youth Mentorship Program”: Ky program është një iniciativë që kënëgtari ka mbështetur për të ofruar mentorim dhe mbështetje për të rinjtë. Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të krijojnë mundësi për të ardhmen e tyre përmes edukimit dhe trajnimeve të ndryshme.

“#TimeToVote initiative”: Ylli ka marrë pjesë në nismat për të inkurajuar regjistrimin dhe votimin në zgjedhje, veçanërisht për t’u siguruar që grupet e ndryshme, përfshirë ata nga komunitetet e pakicave, të kenë mundësi të ngrisin zërin e tyre në zgjedhjet e rëndësishme.

“Feeding America”: Artisti është përfshirë në disa iniciativa për të ndihmuar të varfërit me ushqime, duke kontribuar dhe mbështetur organizatën “Feeding America”, e cila ndihmon në luftën kundër urisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Snoop ka organizuar dhe ka marrë pjesë në shumë ngjarje bamirësie, përfshirë koncerte dhe aktivitete të tjera për të mbledhur fonde për organizata të ndryshme bamirësie, që mbështesin fëmijët, komunitetet dhe individët në nevojë.

Përveç këtyre projekteve, ylli ka qenë gjithashtu mbështetës i madh për kauzat sociale dhe ka përdorur famën dhe ndikimin e tij për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për ata që kanë nevojë.

LEXO EDHE:

Back to top button