Saktësisht 353 balerina thyen rekordin e kërcimit me gishta

Tina Shi, një përfaqësuese nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness, shpalli rezultatin: “Ishin 353 vajza, ky është një rekord i ri Guinness. Urime!"

Kërcimtaret me fustane të bardha tutu u mblodhën dje në hotelin Plaza të Nju Jorkut për të thyer rekordin botëror në kërcimin me gishta.

Mes balerinëve kishte vajza të moshës 9 deri në 19 vjeç që konkurronin për bursa, si dhe kërcimtarë profesionistë. Në muzikë të Petar I. Tchaikovsky, balerinat lëviznin nga njëra këmbë në tjetrën dhe anasjelltas – në gishtat e këmbëve dhe me një shpejtësi më të madhe. Ajo lëvizje quhet “burè” në frëngjisht dhe vajzat e bënë atë për një minutë.

Tina Shi, një përfaqësuese nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness, shpalli rezultatin: “Ishin 353 vajza, ky është një rekord i ri Guinness. Urime!”.

Shfaqja organizohet nga Programi i Bursave Rinore të Baletit Rinor i Amerikës Grand Prix, i cili feston 25 vjetorin e tij me tre shfaqje në mbrëmje në Lincoln Center for the Performing Arts.

 

LEXO EDHE:

Back to top button