Samiti i BE-së në Tiranë, do të sjellë liderët e unionit

Samiti i BE-së në Tiranë, do të sjellë liderët e unionit

Rrugët e Tiranës do të paralizohen të martën e 6 dhjetorit me bllokimin e disa akseve kryesore, me qëllim mbarëvajtjen e Samitit të Bashkimit Europian, që do të sjellë në Shqipëri liderët e unionit.

Teksa theksoi rëndësinë e mbajtjes së samitit në Shqipëri, drejtori i Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku tha se policia e shtetit nuk do të ndalojë protestën e thirrur nga opozita të martën, por do të sigurojnë mbarëvajtjen e saj.

Ai shtoi se protesta mund të zhvillohen vetëm jashtë perimetrit të sigurisë që u përcaktua nga policia. Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE. Në këtë takim udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Draft-deklarata e cila pritet të miratohet në këtë Samit mirëpret zbatimin e marrëveshjes për heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button