Samiti i paqes për Ukrainën, bie numri i vendeve pjesëmarrëse

Samiti i paqes për Ukrainën, bie numri i vendeve pjesëmarrëse

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës një sistem shtesë raketor Patriot.

Vendimi i miratuar nga presidenti amerikan Joe Biden vjen si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të Ukrainës për të forcuar mbrojtjen ajrore kundër sulmeve nga Rusia.

Ky do të jetë sistemi i dytë Patriot i dërguar nga Uashingtoni në Kiev, së bashku me një furnizim rutinë me raketa.

Mbrëmjen e kaluar, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi një raketë hipersonike ruse Kh-47M2 Kinzhal, si dhe dhjetëra dronë.

Administrata ushtarake rajonale e Kievit thotë se të gjitha objektivat e armikut janë shkatërruar dhe nuk janë raportuar dëme në kryeqytet.

Ndërkohë mediat raportojnë se numri i vendeve dhe organizatave që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e paqes për Ukrainën, i planifikuar më 15 dhe 16 qershor në Zvicër, ka rënë nga 93 në 78.

Motivet janë ende të paqarta, teksa më herët, presidenti Zelensky kërkoi që liderët e SHBA dhe Kinës të ishin të pranishëm në këtë takim.

LEXO EDHE:

Back to top button