Sanksionohen 190 vozitës në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 190 shkelje në trafik, prej të cilave 22 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 gjoba për motoçiklist, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 2 gjoba për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve dhe 48 për parkim të parregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button