Sanksionohen 301 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit policia rrugore shqiptoi gjithsej 301 gjoba, prej të cilave 69 për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për shoferët që kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 22 për parregullsi teknike, kumtoi MPB.

Janë shqiptuar edhe 10 dënime për shfrytëzim të celularit gjatë ngasjes së makinës, 5 motoçiklist, 64 për parkim të parregullt ndërsa 63 makina janë marrë nga karrotreci.

LEXO EDHE:

Back to top button