Sanksionohen 311 shoferë në Shkup, 130 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 311 sanksione, mes të cilëve për vozitje pa leje 17 persona, për tejkalim të shpejtësisë 130 persona, si dhe për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Policia rrugore ka sanksionuar edhe 49 motoçiklistë, ndërsa përkohësisht ka marrë një motoçikletë.

Për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë shqiptuar 73 masa dhe janë marrë 78 automjete me karrotrec.

“Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB-ja./MIA/

LEXO EDHE:

Back to top button