Sanksionohen 331 vozitës në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë
Gjatë ditës së djeshme në suaza të kontrolleve të përforcuara të policisë në zonën e trafikut, në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 331 sanksione.
Siç bënë të ditur nga MPB-ja, 49 persona janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, për tejkalim të shpejtësisë janë regjistruar 93 shkelje, 42 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, ndërsa janë sanksionuar edhe 31 motoçiklistë.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat me qëllim që ta rrisim sigurinë në trafik.