Scarlett Johansson kërkon ligje për AI pas videos false në të cilën dënoheshin veprimet e Westit

Scarlett Johansson kërkon ligje për AI pas videos false në të cilën dënoheshin veprimet e Westit

Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka kërkuar që të miratohet ligj për ta mbrojtur publikun nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale (AI), pas shpërndarjes së një videoje të rreme që mori shumë vëmendje në rrjetet sociale.

CNN ka shkruar se videoja, që përdori teknologjinë AI, paraqiste Johannsonin dhe disa të famshëm të tjerë, që duken se po e dënonin Kanye West për komentet dhe veprimet e tij antisemitike. Në videon e rreme, Johansson shfaqej me një bluzë të bardhë, me një dorë që kishte gishtin e mesëm të ngritur, e cila në mes kishe yllin e Davidit dhe emrin “Kanye”, duke lënë të kuptohet se ajo po reagonte ndaj deklaratave të fundit antisemitike të Westit dhe një bluze me simbole naziste që ai e kishte vënë në shitje në uebfaqen e tij.

Johansson, e cila është hebraike, ka thënë se rreziku më i madh është përdorimi i AI-së për përhapjen e urrejtjes.

“Jam një hebraike dhe nuk kam durim për antisemitizmin apo çfarëdo fjale që shpërndan urrejtje. Potenciali për fjalë urrejtjeje i shumëfishuar nga AI është një kërcënim shumë më i madh sesa çdo individ që merr përgjegjësinë për to”, ka thënë aktorja.

Johansson e vazhdoi deklaratën duke thënë se fatkeqësisht ajo ka qenë një ndër viktimat e AI-së dhe se kjo teknologji është kërcënuese për çdokënd.

Ajo ka paralajmëruar se ka një valë të madhe që po vjen lidhur me AI-në, dhe se shumë shtete progresive kanë filluar të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa Qeveria e SHBA-së nuk ka arritur të miratojë ligje për t’i mbrojtur qytetarët nga kërcënimet e mundshme që sjell Inteligjenca Artificiale.

Videoja e rreme përfshinte gjithashtu imazhe të tjera të krijuara nga AI-ja, ku shfaqeshin figura të njohura si Adam Levine, Mila Kunis, Lenny Kravitz, Mark Zuckerberg dhe të tjerë. Videoja ishte shoqëruar me këngën popullore hebraike “Hava Nagila”.

Johansson ka qenë ndër të parat që ka folur hapur kundër përdorimit të AI-së pa pëlqimin e saj. Ajo gjithashtu ngriti padi vitin e kaluar ndaj OpenAI, pasi u përdor një zë i krijuar me anë të teknologjisë që ishte shumë i ngjashëm me të sajën.

Në deklaratën e saj të fundit, ajo i ka bërë thirrje Qeverisë së SHBA-së të bëjë miratimin e ligjeve për kufizimin e përdorimit të AI-së.

“Është një çështje që prek të gjithë shoqërinë dhe ndikon në të ardhmen e menjëhershme të njerëzimit.”

Videoja e rreme ishte krijuar nga Ori Bejerano, i cili e përshkruan veten si ekspert të AI-së. Ai ka publikuar videon me një njoftim që thoshte se kjo përmbajtje ishte krijuar ose modifikuar me AI për t’u dukur e vërtetë.

“Është koha të ndalojmë së qeni të heshtur dhe të përgjigjemi ndaj antisemitëve si Kanye West në mënyrën më të fortë të mundshme”, shkruante në shënimin e Bejandros në Instagram.

Ndërkohë, disa figura të tjera të njohura si David Schwimmer nga serilai i njohur “Friends” gjithashtu kanë reaguar kundër Kanye Westit për qëndrimet e tij antisemitike, duke i kërkuar Elon Muskut që ta bllokojë atë në rrjetin social X.

“Ne nuk mund të ndalojmë një fanatik të çmendur që të përhapë urrejtje… por mund ta ndalojmë që ai të ketë një megafon”, ka thënë Schwimmer.

Hen Mazzig, bashkëthemelues i Institutit të Tel Avivit, një organizatë që lufton kundër urrejtjes dhe dezinformatave për hebrenjtë në rrjetet sociale, shkroi në X se “Keqpërdorimi i AI-së është i rrezikshëm, pa dyshim, por ajo që është akoma më e rrezikshme është urrejtja antisemitike që përhapet çdo ditë”.

LEXO EDHE:

Back to top button