Scholz: Gjermania mund të përballet me dimrin dhe furnizimin me energji

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania do të jetë në gjendje të “përballet” me dimrin e ardhshëm dhe të sigurojë furnizimin e saj me energji pavarësisht ndërprerjes së furnizimit të gazit rus.

– Rusia nuk është një furnizues i besueshëm i energjisë. Qeveria Federale është përgatitur për një mundësi të tillë që nga fillimi i vitit, theksoi Scholz.

Ai shtoi se “në sajë të diversifikimit të burimeve të furnizimit dhe rimbushjes së rezervave të gazit”, Gjermania është tani në një pozicion për t’u përballur me problemin e një ndërprerjeje të zgjatur të dërgesave të gazit rus nëpërmjet tubacionit Nord Stream.

LEXO EDHE:

Back to top button