Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor

Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor

Gjykimi për ish drejtorin e Onkologjisë Nikolla Vasev, i cili, së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim të papërgjegjshëm të pacientëve, është shtyrë për më 8 tetor. Mbrojtja e të akuzuarit të parë Vasev kërkoi që prokurori publik shtetëror Lupço Kocevski ta marrë përsipër lëndën ose ta delegojë atë në prokurori tjetër. Sipas mbrojtjes së Vasevit, aktakuza e paraqitur në këtë mënyrë, ka parregullsi ligjore dhe sipas tyre, duhet të anulohet ose të përcaktohet prokurori tjetër për të përgatitur aktakuzë të re.

“Pas një analize të plotë të rasteve që morëm, paraqitëm kërkesë që prokurori publik i shtetit të marrë përsipër ndjekjen penale ose ta delegojë rastin në Prokurori tjetër publike, qoftë Manastir, Gostivar apo Shtip, sepse vlerësuam se aktakuzat që janë objekt i këtyre dy procedurave gjyqësore në rastin e onkologjisë ishin përgatitur në mënyrë joprofesionale dhe të papërshtatshme dhe se Prokuroria lejoi që rasti të trajtohet nga një këshilltar profesional pa kontroll mbi të, pa kontroll ligjor mbi të, se, provat në këtë rast nuk vërtetojnë asnjë faj, se i akuzuari nuk i ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, se veprimet për të cilat ngarkohet nuk janë vepra penale, se nuk ka shkaktuar asnjë dëm, e as që ka mund të bëj”, deklaroi Bobi Spirkovski – avokat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button