Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Para seancës së sotme plenare, anëtarët e disa komisioneve do të takohen sot në Kuvend. Seancë do të mbajë Komisionet: Për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Komisioni për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim me Ujëra, si dhe komisioni Legjislativ.

Në axhendën e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet mes Komuniteteve janë ndryshimet në ligjet për tarifat gjyqësore dhe për mbrojtjen e treguesve, të dyja në leximin e parë.

Komisioni për Çështjet Evropiane do të shqyrtojë propoyim ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, në leximin e parë.

Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të shqyrtojnë propozim-vendimin për aprovimin e zgjatjen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, masa këto për mbrojtje nga migrimi i paligjshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë, respektivisht me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit nga fluksi i lartë i migrantëve.

Komisioni për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave do të vazhdojë debatin publik mbi Informacionnet rreth situatës në sektorin e vreshtarisë në vitin 2020, propozuar nga opozita.

Në Kuvend do të mbahen edhe dy seanca të Komisionit Legjislativ-Ligjor.

LEXO EDHE:

Back to top button