“Sektori i MPB-së në Tetovë, opozitës shqiptare”
"Sektori i MPB-së në Tetovë, opozitës shqiptare"

Kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë do t’i takoj një kuadri që do të caktohet nga opozita shqiptare. Kështu deklaroi në intervistën në Alsat, nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se emërimi do të bëhet në konsultim mes Ministrit të Brendshëm Teknik dhe kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Nikollovski tha se propozimi i kryeshefit të policisë në Tetovës që mbulon Gostivarin dhe zonat rurale vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy blloqeve opozitare dhe ka rëndësi të madhe për sigurimin e një procesi zgjedhore demokratik dhe të rregullt më 8 maj.
“Për Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë që i mbulon Tetovën, Gostivarin dhe disa komuna më të vogla, ministri teknik i MPB-së do të ketë takim dhe konsultime me kryetarin e Tetovës dhe do të kërkon ai që të jep sugjerimet dhe propozimin e tij për kryeshefin e këtij sektori. Presim që ai të propozohet dhe emërohet nga kryetari i Tetovës dhe kjo është në drejtim të asaj që neve duam zgjedhje të lira dhe demokratike për të cilat konsiderojmë se opozita e bashkuar shqiptare meriton të jetë pjesë e zgjedhjeve të lira dhe demokratike për faktin që po e shohim se çfarë po ju bëhet atyre me anëtarin në KSHZ”, tha Aleksandar Nikollovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së./alsat.mk