Sekuestrohen 13.7 kg heroinë në Portin e Durrësit

Sekuestrohen 13.7 kg heroinë në Portin e Durrësit

Policia shqiptare në portin e Durrësit ka konfiskuar 26 pako me heroinë me një peshë totale prej 13.7 kilogramë. Droga u gjet në autobusin e linjës së këtij qyteti drejt Milanos. Në pranga u vendos menjëherë shoferi i autobusit dhe pronarin e linjës së autobusëve dhe nga kontrolli, këtij të fundit iu gjet edhe një sasi kokaine me vete. 8 celularë në përdorim të të ndaluarve janë sekuestruar me qëllim identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet. Policia thotë se kalimi për kontroll me mjete të specializuara në vijën e dytë të autobusit u bërë në bazë të analizës së riskut, por edhe nga të dhënat e marra nga inteligjenca informative.

LEXO EDHE:

Back to top button