Sela mbajti konferencë për media pas ngjarjve të fundit që ndodhën ditëve të fundit.
Ai fjalën e tij e filloi duke thënë se Aleanca për Shqiptarët janë kryesia, anëtarët, deputetët pra të gjithë.
“Ditën e shtunë aq sa edhe statuti i partisë më lejon në të cilën do të vendoset para përgjegjësisë kreytarin e partisë, i cili ka dy muaj që nuk ka thirrur kryesinë e partisë”, tha Sela.
“Vetëm pas vendimit të kresysisë qendrore, atëhere vendimi shkon në kuvend qëndror”, shtoi ai.
Sela akuzoi Taravarin si kryetar i rrjeteve sociale, pasi ai sipas Selës pabesisht pa konsultime ka dalë me qëndrim në emër të partiës. Ai gjithashtu kërkoi edhe llogari për veprimet e kryetarit Taravari.
Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë të realizohen paralajmërimet e Mickoskit, duke thënë se jo vetëm një pjesë por tërë Aleanca për Shqiptarët është jashtë planeve të Mickoskit.
“ASH është subjekti i vetëm që do të ketë ndryshim dhe ka kuptim ndryshimi dhe shpresa”, shtoi Sela
Sela shprehu faliminderimet për përkrahjen dhe shtoi se mjaft më luajtët me fatin e shqiptarëve në rrjetet sociale.








