Selmani: Për fat të keq meritokracia në vendin tonë vlerësohet shumë pak

Imer Selmani , ish-zv.kryeministër dhe ish-ministër, gjatë debatit të sotëm në emisionin “Programi 200” në Alsat Qeverie, se si zgjidhen dhe si vlerësohen ministrat e qeverisë, tha se për fat të keq në vendin tonë meritokracia vlerësohet shumë pak. Ai foli me shembuj se si një person që vjen nga shoqëria civile dhe nuk ka të bëjë me politikën ka arritur të kapë majat e institucioneve. Po ashtu, sipas Selmanit, ka edhe persona politikë që janë vendosur në majat e institucioneve, pa pikë meritokracie, dhe në fund kanë dështuar.

“Deri më tani, jo gjithmonë, partitë politike nuk kanë arritur të emërojnë, ose kandiduar personin më adekuat që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit. Ndodh që një person pa ndonjë begraund të gjerë personal bëhet i rëndësishëm në vendimmarrjet kryesore nga e cila varet një sferë e popullatës apo shtetit. Por, ka njerëz që nuk janë fare partiak dhe kanë arritur të kapin majat e politikës.Por, po ashtu ka njerëz që vijnë vetëm nga politika dhe marrin poste të rëndësishme që pastaj dështojnë”- tha Selmani.

LEXO EDHE:

Back to top button