Selmani: Për të gjitha krimet dhe rastet e korrupsionit duhet të ketë aktgjykime dhe të kthehen paratë e vjedhura
Selmani: Për të gjitha krimet dhe rastet e korrupsionit duhet të ketë aktgjykime dhe të kthehen paratë e vjedhura
Profesori universitar, Bashkim Selmani, thotë se për të gjitha krimet dhe rastet e korrupsionit duhet të ketë aktgjykime, të riparohen dëmet dhe të kthehen paratë e vjedhura. Selmani në intervistën në Alsat, theksoi se për këtë çështje nevojitet ndihma e faktorit ndërkombëtar. Ai nënvizoi se raste të ngjashme të korrupsionit kishte edhe në Bullgari dhe Hungari, por u menaxhua me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
“ Korrupsioni është institucional, politik me pasoja fatale, kështu ka ndodhur në Bullgari, kështu ka ndodhur në Hungari, dhe në vende të tjera, mirëpo ishte faktori evropian ai që ndërhyri dhe i administroi këto shtete. Ne si qytetarë kërkojmë ndihmë nga faktori ndërkombëtarë të ndihmohet në bazë të veprimit dhe të kthehen paratë e vjedhura, ne si qytetarë kërkojmë kthimin e parave të vjedhura…”, deklaroi Bashkim Selmani, profesor. /Alsat.mk