Bashkim Selmani profesor Universitar, në “Rruga Drejt”, ka folur në lidhje me ‘heshtjen’ në shoqërinë shqiptare, duke u nisur nga ajo që nuk ka protesta dhe reagimeve publike ndaj zhvillimeve, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se shqiptarët janë në listë të parafundit për protesta, derisa ka thënë se më të zëshmit, sipas një analize ndërkombëtare janë turqit.
“Nëse merret analiza e përbashkët ka shumë indikator të cilët e identifikojnë mënyrën e protestës në aspektin e të drejtave të njeriut sepse edhe e drejta e protestës është e garantuar me ligj. Megjithatë, Maqedonia ka një rrethanë të veçantë, edhe në taborin shqiptar nëse shkojmë, unë pash disa analiza ndërkombëtare që ishin bërë në nivel ndërkombëtar, Turqia ishte vendi i parë që protestonte ndërsa shqiptarët në vendin e parafundit. Në aspektin shkencorë themi, nëse ne si individë si komunitet nëse nuk reagojmë në kohë dhe në momentin e duhur ndaj një padrejtësie, ajo më nuk është padrejtësi por është një e drejtë që ia kemi dhënë dikujt të ushtrojë ndaj nesh”, tha Selmani./ Alsat.mk








