Serbi, 37 viktima dhe mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 37 persona nga Covid-19, ndërsa janë shënuar 5.297 raste të reja me këtë virus. Sipas të dhënave zyrtare, në spitalet në mbarë vendin janë të vendosur 6.349 pacientë, mes të cilëve 243 në respiratorë.

Prej dje janë testuar 17.684 persona, ndërsa 5.297 kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit. Në periudhën e njëjtë kanë vdekur 37 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.039.

Në Serbi janë regjistruar gjithsej 566.669 raste të infektimit me koronavirus deri më tani, kurse janë testuar 3.313.232 qytetarë.

LEXO EDHE:

Back to top button